Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Rahovec.
Siç njofton policia, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.
“Rahovec 20.07.2024-06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/