Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Malishevë.
Siç njofton policia, një person ka sulmuar fizikisht prindin e tij, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, vijon njoftimi.
Tutje, policia thotë se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/