Telegrafi

Sulmoi fizikisht babain e tij, policia arreston personin e dyshuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës familjare në fshatin Kllokot të Gjilanit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull K-Serb ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Serb, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Serb”, njofton policia.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00. /Telegrafi/