Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës familjare në fshatin Kllokot të Gjilanit.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull K-Serb ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Serb, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Serb”, njofton policia.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00. /Telegrafi/