Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:20, në Dragash.
Siç sqarohet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht të atin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/