Site icon Telegrafi

Sulmoi ekuipazhin e aeroplanit dhe tentoi të hap derën e fluturakes derisa ishte në ajër – pasagjeren e lidhin me shirit ngjitës në ulëse

Një grua është lidhur me shirit ngjitës në ulësen e një aeroplani, pasi kishte sulmuar ekuipazhin gjatë udhëtimit dhe kishte tentuar të hap derën e pasme të aeroplanit derisa ishte në ajër.

Videoja e postuar në rrjetet sociale shfaq gruan e lidhur me shirit ngjitës rreth trupit dhe gojës, ku nuk mund të lëvizte as edhe një centimetër në ulësen e fluturakes, transmeton Telegrafi.

E edhe zyrtarë të aviokompanisë American Airlines, kanë konfirmuar rastin për mediat amerikane duke thënë se ka ndodhur ky rast.

Ajo ishte lidhur pasi ishte kapur duke sulmuar ekuipazhin, dhe vazhdimisht duke tentuar ta hap derën e aeroplanit derisa po udhëtonin. /Telegrafi/

Exit mobile version