Telegrafi

Sulmoi dy bashkëkombës të tij, arrestohet egjiptiani në Istog

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë egjiptiane është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy persona tjerë të po së njëjtës kombësi.

Rasti ka ndodhur më datë 21 korrik rreth orës 21:00, në Istog.

Sipas raportit të policisë, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/