Një person i kombësisë egjiptiane është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy persona tjerë të po së njëjtës kombësi.
Rasti ka ndodhur më datë 21 korrik rreth orës 21:00, në Istog.
Sipas raportit të policisë, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/