Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.
Sipas njoftimit, një person është arrestuar pasi për motive të panjohura e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, derisa e njëjta gjendej te prindërit e saj.
“Prishtinë 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj”, thuhet në raportin policor.
Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/