Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:08.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.
Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/