Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:20, në Kamenicë.
Siç thuhet në njoftim viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/