Telegrafi

Sulmohet zyrtari policor në Zubin Potok

Një person i kombësisë serbe në shenjë revolte për konfiskimin e druve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor (kombësia serbe), i cili ishte në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, në Zubin Potok.

Siç thuhet në raport, i dyshuari nga zyrtarë e tjerë policorë është vënë nën kontroll.

“Nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/