Telegrafi

Sulmohet zyrtari policor në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar dhe pas ndalimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 05:45, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar dhe pas ndalimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe që të dy kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/