Telegrafi

Sulmohet zyrtari policor në aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen dy të dyshuarit

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në ora 07:55.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/