Site icon Telegrafi

Sulmohet me vezë kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë

Kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë Faruk Mujka është sulmuar me vezë para disa minutash.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur në oborrin e komunës së Mitrovicës derisa Mujka shkonte në mbledhjen e Kuvendit komunal të kësaj komune.

Mujka tha për KosovaPress se ai është sulmuar se ka dalë në mbrojtje të Republikës së Kosovës ndërsa fajin për sulmin ndaj tij ua hedh aktivistëve të PDK-së.

“Jam krenar që jam sulmuar se po e mbroj Republikën e Kosovës”, tha Mujka për KosovaPress.

Exit mobile version