Site icon Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Vushtrri

Foto: Arkiv

Një person i nacionalitetit serb është therur sot me thikë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në fshatin Prelluzhë në Vushtrri.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin  e Mitrovicës, Nysret Mehmeti.

Sipas tij, rasti është klasifikuar si vrasje në tentativë, dhe personi i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Në bazë të informatave që kemi plagët janë shkaktuar si pasojë e një mjeti të mprehtë (thikë). Viktima i nacionalitetit serb është jashtë rrezikut për jetë dhe është i fshatit Prelluzhë. Personin e dyshimtë të nacionalitetit shqiptarë e kemi identifikua dhe e kemi arrestuar”, ka thënë Mehmeti për Telegrafin. /Telegrafi/

Exit mobile version