Site icon Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar, i cili sipas dëshmitarëve vuan nga sëmundje psiqike.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, të enjten rreth orës 14:00.

“Viktima mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar i cili sipas dëshmitarëve vuan nga sëmundje psiqike”, thuhet në raport.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pastaj është liruar në shërim shtëpiak. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version