Site icon Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se nga një person tjetër i panjohur është sulmuar me thikë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:05 në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga një i dyshuar i pa njohur është sulmuar me thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version