Site icon Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:10 në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjende në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version