Telegrafi

Sulmohet më thikë një person në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person është sulmuar me shufër metalike dhe me thikë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. /Telegrafi/