Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë sulmuar me thikë një person.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 20:20 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar me thikë nga person-a të panjohur”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/