Site icon Telegrafi

Tre persona sulmojnë gjilanasin me shufër metalike

Foto: Ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre persona të tjerë të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Viktima mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre të dyshuar të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version