Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur me shufër metalike.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënë rreth orës 16:15 në Bresje, Fushë Kosovë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se shufra metalike e cila dyshohet se është përdorur është konfiskuar, ndërsa viktima iu është ofruar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një shufër metalike të miturin, viktimën mashkull kosovar. Shufra metalike e cila dyshohet se është përdorur është konfiskuar, ndërsa viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/