Telegrafi

Sulmohet seksualisht një vajzë në Ferizaj

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një vajzë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30, në Ferizaj

Siç thuhet në raport, viktima ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

”Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/