Telegrafi

Sulmohet seksualisht një shtetase e Moldavisë në Han të Elezit

Foto: Arkiv

Një sulm seksual raportohet të ketë ndodhur në Han të Elezit.

Policia njofton se të mërkurën një shtetase e Moldavisë ka raportuar se një burrë e ka sulmuar seksualisht një vajzë, po ashtu shtetase e Moldavisë.

“Hani i Elezit Viti 2021-2022 Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/