Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur në Prishtinë është sulmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 23:00.
“Prishtinë 26.06.2023-23:00. Më 27.06.2023 viktima mashkull kosovar – i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/