Site icon Telegrafi

Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Një grua kosovare ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e një sulmi seksual.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur më 28 gusht 2024 në Kaçanik.

Viktima ka denoncuar sulmin më 31 gusht 2024, duke kërkuar drejtësi për incidentin e rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa prokurori është informuar dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me njësitet hetimore për të zbardhur rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version