Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.
Policia njofton se viktimë e këtij rasti është një grua, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari bëhet e ditur se është në kërkim policor.
“Fushë Kosovë, 19.12.2022 – 00:00-02:30. Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin policor.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/