Telegrafi

Sulmohet seksualisht një femër në Rahovec

Foto: Arkiv

Një person ka sulmuar seksualisht një femër në Rahovec.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:30, në Rahovec.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rastin shkon në procedurë të rregullt.

“Sulm Seksual – Rahovec 14.10.2022 – 10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/