Telegrafi

Sulmohet seksualisht një femër në Prizren, policia jep detajet

Një grua në Prizren ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull, shqiptar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervenimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po sipas njoftimit, bëhet fjalë për një ngjarje të raportuar në orët e mëngjesit të ditës së premte.

“Prizren 06.09.2019 – 06:27. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/