Telegrafi

Sulmohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë.

Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar.

“Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime  mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/