Telegrafi

Punëtori teknik i një shkolle në Malishevë sulmoi seksualisht një nxënëse

Foto: Arkiv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, pasi një punëtor teknik i shkollës Fillore e Mesme e Ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë, të enjten rreth orës 15:15 ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Sipas tij, njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari.

“Më datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur),  nxënëse e SHFMU ‘Kajtaz Ramadani’ në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast ‘Sulm seksual'”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/