Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të hënën në Gjakovë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, rasti është iniciuar nga prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“09.10.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘sulm seksual’, ku viktima e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Elezaj. /Telegrafi/