Site icon Telegrafi

Babai gjen vajzën e tij tek një i mitur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se kishte gjetur vajzën e tij të mitur tek një i mitur nën dyshimin e “sulmit seksual”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:45, në Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social.

Lexo po ashtu 10 raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha rastet viktima gratë 

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur vajzën e tij të mitur tek i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social”, thuhet në raport.

Ndërsa siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version