Një femër ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person, si dhe është kërcënuar me armë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në datat 29 dhe 30 janar të këtij viti, rreth orëve 21:00 – 04:00, në Zubin Potok.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe është kërcënuar me armë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/