Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht pasditen e së enjtes në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se se me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. Meqë rasti i takon procedurës për të miturit, nuk mund të japim më shumë informata”, tha Ulaj.
Ndërkaq, në lidhje me këtë rast edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht një të mitur.
“Prishtinë / 15.08.2024-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
Siç merr vesh Telegrafi mosha e së miturës është shtatë vjeçe. /Telegrafi/