Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar roje në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime pasi ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 00:50 në Ferizaj.
Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular. Të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin e Policisë thuhet se Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/