Site icon Telegrafi

Sulmohet punëtori i një lokali në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një lokal kanë hyrë dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre i ka drejtuar armën ndërsa tjetri e ka sulmuar fizikisht e më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në lokal, kanë hyrë dy të dyshuar të panjohur, njeri prej tyre i ka drejtuar armën ndërsa tjetri e ka sulmuar fizikisht e me pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version