Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një punëtor të KEDS-it.
Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:05 në rrugën “Halil Gashi”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima ka marrë tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, punëtor i KEDS-it .Viktima ka marrë tretman mjekësore. Me vendim të prokurori, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/