Telegrafi

Sulmohet një zyrtar policor në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është sulmuar nga dy të dyshuar me veturë ku kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë shtënë me armë zjarri kanë ikur me veturë dhe gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarve është goditur viktima mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.