Telegrafi

Sulmohet një zyrtar policor në Klinë

Të martën në Klinë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, derisa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/