Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, ku dy predha kanë goditur murin e shtëpisë dhe një predhë ka depërtuar brenda shtëpisë dhe ka goditur dritën e dhomës.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 03:15 në Viti
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, ku dy predha kanë goditur murin e shtëpisë dhe një predhë ka depërtuar brenda shtëpisë dhe ka goditur dritën e dhomës”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe një fishekë. /Telegrafi/