Një person i kombësisë serbe është sulmuar fizikisht nga një tjetër person i kombësisë së njëjtë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:45 në rrugën “Car Dushani”, në veri të Mitrovicës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën mjekësore në Mitrovicë, ku më pas është liruar në shtëpi.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendimin e prokurorit, ku i dyshuari lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet. /Telegrafi/
Foto: Arkiv