Një person është arrestuar pasi ka sulmuar rojen e sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:40, në QKUK.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/