Site icon Telegrafi

Sulmohet një qytetar në veri të Mitrovicës, i njëjti u fye në gjuhën shqipe dhe serbe

Foto: Arkiv

Një incident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës.

Një qytetar mashkull kosovar është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga disa persona të panjohur.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke ecur në trotuar me tre persona të tjerë, kur dy motorë skuter me nga dy individë iu afruan dhe i fyen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Të dyshuarit kanë hedhur një shportë plastike drejt viktimës, duke e goditur atë, megjithatë nuk raportohet për lëndime trupore.

Pas incidentit, të dyshuarit u larguan në drejtim të urës lindore. Policia është duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version