Telegrafi

Sulmohet një polic në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:55 në rrugën “Mon Balaj”, Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/