Site icon Telegrafi

Sulmohet një polic në Prishtinë, gjatë inspektimit në një restorant për masat antiCOVID

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është sulmuar nga dy persona të tjerë në një restorant derisa ishte duke e kryer detyrën e tij zyrtare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00 në rrugën “B”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatës për mos respektim të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti COVID-19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version