Në mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20 e 30, në Komunën e Kamenicës, një qytetar i komunitetit serb e ka goditur në këmbë dhe fytyrë policin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, personi që e ka sulmuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike, me ç’rast e ka thyer edhe aparatin e pompës së derivateve.
Sipas këtij raporti, personi zyrtar merr tretman mjekësor në Q.K.M.F në Kamenicë, kurse i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në Gjilan në repartin e neuropsikiatrisë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/