Telegrafi

Sulmohet një polic në Gjilan

Një i dyshuar nga komuniteti serb, duke qenë në ndikimin e alkoolit, ka sulmuar një polic shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Gjilan, në ora 7 e 30, ku ky qytetar e ka shtyrë më dorë policin në fjalë.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/