Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga person/a të dyshuar të panjohur deri tani.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, rreth orës 21:45.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.
Rasti në hetime. /Telegrafi/